Ballina Sport Futboll Barcelona dhe Reali në garë për Adama Traore

Barcelona dhe Reali në garë për Adama Traore

Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.

Forma e tij e mirë ka bërë që Traore të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, sidomos ato spanjolle.

Sipas asaj që shkruan The Telepragh, Barcelona dhe Real Madridi, janë dy skuadrat e interesuara për të transferuar sulmuesin në verë, ani pse një gjë e tillë shihet si shumë e vështirë, për shkak se Wolves kërkon plot 90 milionë funte, apo 106 milionë euro, për të lënë të lirë Traoren.

Për lojtarin në fjalë, interes kishte shfaqur edhe Liverpooli, pasi Jurgen Klopp e pëlqen atë shumë.

Kujtojmë që Traore, më parë ishte pjesë e Barcelonës, ku ishte pjesë e akademisë së klubit./tch

Exit mobile version