Ballina Sport Futboll Barcelona i’a rrëmben nga dora Vidalin Interit

Barcelona i’a rrëmben nga dora Vidalin Interit

Dukej gjithçka e kryer dhe vetëm pritej që Arturo Vidal të prezantohet te Interi.

Por në çastet e fundit ka ndryshuar gjithçka dhe lojtari do t’i bashkohet Barcelonës.

Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur edhe akordin për transferimin e Vidalit.

Kampionët e Spanjës kanë pranuar të paguajnë rreth 30 milionë euro tek Bayerni për t’i marrë shërbimet e Vidalit.

E kampionët e Spanjës e kanë bindur edhe mesfushorin kilian për tu transferuar në Camp Nou.

31-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Barcelonën.

E përditshmja kataluanse, Mundo Deportivo ka zbuluar edhe pagën vjetore të Vidalit.

Ish-anëtari i Juventusit dhe Bayer Leverkusenit do të fitojë nëntë milionë euro neto në stinor, pagë që është shumë më e lartë se që i ofroi Interi.

Kësisoj Vidal largohet nga Munichu pas tri viteve të kaluara si futbollist i Bayernit.

Exit mobile version