Ballina Sport Futboll Barcelona përmbys Porton

Barcelona përmbys Porton

Barcelona ka shënuar fitore kundër Portos, në takimin e vlefshëm për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez kanë fituar 2:1 me përmbysje në rezultat kundër Portos, në stadiumin olimpik në Barcelonë.

Pepe zhbllokoi shifrat në të mirë të mysafirëve në minutën e 30-të, por vetëm dy minuta më vonë Cancelo me gol të bukur barazoi shifrat.

Joao Felix ia siguroi fitoren Barcelonës me golin e minutës së 57-të.

Barça me këtë fitore është e para në grup me 12 pikë, tri më shumë se Porto dhe Shakhtar Donetsku.

Exit mobile version