Ballina Sport Futboll Barcelona pëson në shtëpi nga Real Betis, mbetet prapa në renditje

Barcelona pëson në shtëpi nga Real Betis, mbetet prapa në renditje

Barcelona ka pësuar humbje ndaj Real Betis me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 16-të të La Liga.

Ndeshja nuk solli raste të shumta shënimi, ndërsa në pjesën e parë të dy skuadrat tentuan nga një herë.

Philippe Coutinho dhe Aitor Rubial ishin ata që rrezikuan, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Barcelona shtoi presionin dhe radhiti rastet para portës së Betis.

Ousmane Dembele rrezikoi tri herë, por në asnjërën herë nuk ishte i saktë.

Kur nuk i konkretizon rastet pason dënimi dhe Betisi e bërë këtë gjë fal një super aksioni.

Zhvillohej minuta e 79-të, kur Juanmi mori një pasim të bukur nga Cristian Tello për të shënuar për 0-1.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe Real Betis merr fitoren e radhës që e dërgon në vendin e tretë me 30 pikë.

Barcelona mbetet e shtata me 23 pikë.

Exit mobile version