Ballina Sport Futboll Zhegrova dëshiron të mbetet te Juventusi

Zhegrova dëshiron të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi në verë, përkundër interesimit konkret të Beshiktashit dhe Evertonit për shërbimet e tij.

Mësohet së ylli i Kosovës insiston të mbetet pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të sezonit aktual dhe këtë ia ka bërë me dije edhe klubit nga Serie A.

Gjithashtu, Zhegrova ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij që mos ti marrin parasysh ofertat e klubeve tjera, pasi preferon të qëndrojë te Juventusi dhe ta dëshmojë veten sezonin e ardhshëm.

Ai beson se ka aftësitë dhe cilësitë për të siguruar një vend titullari te Juventusi, përkundër konkurrencës së fortë dhe është i gatshëm të luftojë për ta bindur trajnerin Luciano Spalletti.

Juventusi ende nuk ka marrë një vendim të prerë për Zhegrovën, të cilin e transferoi verën e shkuar nga Lille për 15 milionë euro.

27-vjeçari ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2030 kurse këtë sezon ka 21 paraqitje apo vetëm 447 minuta lojë në të gjitha garat.

Exit mobile version