Ballina Sport Futboll Bardhi do të largohet nga Trabzonspori

Bardhi do të largohet nga Trabzonspori

Mesfushori Enis Bardhi pritet të largohet nga skuadra e Trabzonsporit me të përfunduar edicioni aktual.

Mediumet turke kanë raportuar të mërkurën se Trabzonspori ka vendosur ta nxjerrë në shitje Bardhin dhe është në pritje të ofertave për 27-vjeçarin.

Mësohet se ekipi turk po kërkon të paktën pesë milionë euro për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, i cili ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Bardhi iu bashkua Trabzonsporit në verën e vitit të shkuar nga Levante dhe këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në 39 paraqitje në të gjitha garat.

Exit mobile version