Ballina Sport Futboll Bayern fiton më lehtë sesa është pritur ndaj Dortmund

Bayern fiton më lehtë sesa është pritur ndaj Dortmund

Bayern Munich ka fituar pa telashe kundër Borussia Dortmund.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultatin 4:0, në përballjen me skuadrën ‘Verdh e zi’, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi polaku Robert Lewandowski, kur kaluan vetëm 17 minuta lojë.

Epërsinë e bavarezëve e dyfishoi Serge Gnabry, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë e ndeshjes.

Lojtari që ka marrë flakë këtë edicion, Lewandowski, realizoi për herë të dytë në minutën e 76’, për 3:0, duke nokautuar ish skuadrën e tij.

Rezultatin e vulosi Mats Hummels, i cili shënoi në portën e gabuar, për rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Bayern numëron 21 pikë për pozitën e tretë. Dortmund në anën tjetër ka 19 pikë për pozitën e pestë në tabelë. /

Exit mobile version