Ballina Sport Futboll Bayern Munich humb Superkupën

Bayern Munich humb Superkupën

RB Leipzig ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke mposhtur Bayern Munichun me rezultat 3-0 në Allianz Arena.

Me të filluar ndeshja Dani Omo arriti që shënojë për 1-0 në minutën e tretë të takimit.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Olmo shënoi edhe një herë për RB Leipzig për rezultatin 2-0.

Thomas Tuchel u mundua të ndryshojë në skuadër duke bërë zëvendësime, ku njëri ndërsa ta ishte edhe Harry Kane.

Por as kjo nuk i ndihmoi pasi Leipzig fitoi penallti në minutën e 67-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Olmo që shënoi për 3-0, duke kompletuar het-trikun.

Bavarezët tentuan të shënonin së paku golin e nderit, por nuk ia arritën.

Edhe pse RB Leipzig shiti me shuma të mëdha lojtar si Josko Gvardiol dhe Christpoher Nkunku, kjo nuk ka bërë që skuadra të humb kualitetin.

Exit mobile version