Ballina Sport Futboll Bayerni fiton me rikthim ndaj Dortmundit

Bayerni fiton me rikthim ndaj Dortmundit

Bayern Munchen ka mposhtur Borussia Dortmundin në një ndeshje spektakolare në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës.

Borussia Dortmund e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte duke befasuar Bayernin, ishte sulmuesi në formë, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë, transmeton lajmi.net.

Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney. Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).

Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë. Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).

Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.

Në pjesën e dytë, pati më pak raste por Bayerni nuk e humbi besimin.

Haaland u largua në min (60’), Dortmund reagoi me zëvendësime të shumta por nuk arriti të shënojë.

Por, “Bavarezët” nuk u dorëzuan dhe treguan fytyrën e kampionit, ata arritën të përmbysin rezultatin. Ishte Leon Goretzka i cili shënoi për të përmbysur rezultatin në min (88′).

Robert Lewandowski shënoi prap, polaku e kompletoi hetrikun e tij në min (90′). Tani ai ka shënuar 31 gola në Bundesliga.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 4-2 Borussia Dortmund.

Tani, me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se  RB Leipzig, ndërsa Dortmund ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë total.

Exit mobile version