Ballina Sport Futboll Bayerni në garë për De Jongun

Bayerni në garë për De Jongun

Bayern Munichu është futur në garë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong. Revista “Kicker” ka shkruar të mërkurën se Bayerni po përgatit ofertën për De Jongun, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.

Bavarezët janë gati të ofrojnë deri në 70 milionë euro për holandezin, pasi e ardhmja e tij në “Camp Nou” nuk është e sigurt. Barcelona ishte gati ta shiste De Jongun vitin e shkuar, por holandezi pati refuzuar largimin nga klubi me pretekstin se donte ta respektonte kontratën.

26-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, ndërsa edicionin e fundit ka regjistruar 2 gola e 4 asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Barçës prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Ajaxi.

Exit mobile version