Bayern Muncheni, një prej skuadrave të interesuara për Fisnik Asllanin, duket se ka bërë një hap prapa sa i përket transferimit të sulmuesit të Kombëtares së Kosovës në verë.
Bayerni ishte ndër ekipet që insistonte për Asllanin, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Hoffenheimi për 30 milionë euro, sa e ka edhe klauzolën e lirimit.
Bavarezët në xhiron e fundit të Bundesligës mposhtën 5:1 Hoffenheimin dhe nga afër kanë pasur rastin ta shohin Asllanin, i cili asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij.
Në fakt, Asllani tregoi paraqitje të mirë pasi e qëlloi edhe shtyllën, por te Bayerni kanë vlerësuar se 23-vjeçari është paksa i ngadaltë dhe kjo mund ta komplikojë kalimin e tij në Munchen.
Krahas Bayernit, Asllani po monitorohet edhe nga Borussia Dortmundi, Tottenhami, Chelsea, Barcelona e Juventusi.
Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029, ndërsa këtë sezon ka 7 gola e po aq asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat
