Ballina Jeta BE brenda një viti shpenzoi 8,7 miliardë euro në kafe

BE brenda një viti shpenzoi 8,7 miliardë euro në kafe

Njëzet e tetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë importuar kafe në vlerë prej 8,7 miliardë eurosh në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Eurostat, zyrës evropiane të statistikave, të publikuara me rastin e Ditës Botërore të kafesë, vitin e kaluar në BE janë importuar rreth tre milionë tonë kafe, që ka kapur vlerë totale prej 8,7 miliardë eurosh.

Vendin e parë për sa i përket importit të kafesë në BE e ka zënë Gjermania, e cila vitin e kaluar ka importuar kafe në vlerë prej 2,77 milionë eurosh.

Pas Gjermanisë radhiten Franca me 1,62 miliardë euro importe të kafesë dhe Italia me 1,33 miliardë euro.

Sasia më e madhe e kafesë në vendet e BE-së është importuar nga Brazili, i cili përbën 29 për qind të importeve totale.

Gjatë periudhës në fjalë, nga Brazili në BE janë importuar 840 mijë tonë kafe, nga Vietnami 627 mijë tonë, nga Hondurasi 211 mijë, nga Kolumbia 188 mijë, nga Uganda 149 mijë, nga India 148 mijë, nga Indonezia 141 mijë dhe nga Peruja 119 mijë tonë kafe.

Exit mobile version