Ballina Sport Futboll Benzema zyrtarizohet tek Al Ittihad

Benzema zyrtarizohet tek Al Ittihad

Ylli francez Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit të Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Benzema ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin arab, ndërsa raportohet se do të fitojë 200 milionë euro në vit.

Benzema i është bashkuar Al Ittihadit si lojtar i lirë pasi ka përfunduar bashkëpunimin shumëvjeçar me Real Madridin.

“Benzema është këtu, një tigër i ri do të bëjë zhurmë. Mirë se vjen në Ittihad”, ka shkruar klubi nga Arabia Saudite në Twitter.

Benzema ndërkohë ka thënë se është shumë i lumtur me transferimin.

Exit mobile version