Senatori amerikan Bernie Sanders ka fajësuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e fundit të konfliktit me Iranin, duke paralajmëruar kundër çdo përfshirjeje të Shteteve të Bashkuara në këtë luftë.
“Netanyahu e nisi këtë luftë duke sulmuar Iranin,” shkroi Sanders në platformën X (ish-Twitter). “Ai vrau Ali Shamkhanin, kryenegociatorin bërthamor të Iranit, duke sabotuar qëllimisht negociatat SHBA-Iran për çështjen bërthamore.”
Sanders, i cili është një kritik i ashpër i ndërhyrjes ushtarake izraelite në Gaza, theksoi se “SHBA nuk duhet të tërhiqet në një tjetër luftë të paligjshme të Netanyahut – as ushtarakisht, as financiarisht.”
Deklarata e tij vjen mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe thirrjeve të brendshme në SHBA për përmbajtje dhe diplomaci, në vend të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. /mesazhi
