Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bernie Sanders: “Netanyahu e nisi këtë luftë”

Bernie Sanders: “Netanyahu e nisi këtë luftë”

Senatori amerikan Bernie Sanders ka fajësuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e fundit të konfliktit me Iranin, duke paralajmëruar kundër çdo përfshirjeje të Shteteve të Bashkuara në këtë luftë.

“Netanyahu e nisi këtë luftë duke sulmuar Iranin,” shkroi Sanders në platformën X (ish-Twitter). “Ai vrau Ali Shamkhanin, kryenegociatorin bërthamor të Iranit, duke sabotuar qëllimisht negociatat SHBA-Iran për çështjen bërthamore.”

Sanders, i cili është një kritik i ashpër i ndërhyrjes ushtarake izraelite në Gaza, theksoi se “SHBA nuk duhet të tërhiqet në një tjetër luftë të paligjshme të Netanyahut – as ushtarakisht, as financiarisht.”

Deklarata e tij vjen mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe thirrjeve të brendshme në SHBA për përmbajtje dhe diplomaci, në vend të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. /mesazhi