Besimtarët muslimanë u mblodhën në oborrin Haram al-Sharif për të falur namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.
Qindra besimtarë morën pjesë në faljen e teravisë, duke krijuar një atmosferë shpirtërore në një nga vendet më të shenjta të muslimanëve.
Pamjet nga Qyteti i Vjetër i Kudsit treguan radhë të gjata besimtarësh dhe një prani të shtuar në kompleksin e shenjtë, teksa shumë muslimanë u panë duke u falur dhe duke kaluar mbrëmjen në hapësirat e xhamisë.
Derisa disa vende mbështeten në vëzhgimin lokal të hënës, disa të tjera përdorin llogaritje astronomike për të përcaktuar fillimin e muajit, veçanërisht kur të dhënat shkencore konfirmojnë pamundësinë e vëzhgimit vizual.
