Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bideni mirëpret vendimin e GJNP-së për të lëshuar urdhëarrest për Putinin

Bideni mirëpret vendimin e GJNP-së për të lëshuar urdhëarrest për Putinin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhërarrest kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton BBC.

GJNP-ja akuzon Putinin për krime lufte në Ukrainë – ndërsa presidenti i SHBA-së, Biden, thotë se lideri rus “ka bërë qartazi këto”.

Pretendimet bazohen në depërtimet e paligjshme të fëmijëve nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Moska ka mohuar kategorikisht këto akuza dhe e ka quajtur si të “egër” lëshimin e urdhërarrestit.

Ka shumë pak gjasa që do të ketë shumë nga ky veprim, pasi GJNP-ka nuk ka kompetenca për arrestimin e një të dyshuari pa pasur bashkëpunim me qeverinë e atij shteti.

Rusia nuk është anëtare e GJNP-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje. /koha

Exit mobile version