Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bill Clinton shtrohet në spital

Bill Clinton shtrohet në spital

Bill Clinton është shtruar në spital dy ditë më parë në Los Angeles. Nuk ka Covid. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një infeksion.

Zëdhënësja e tij njofton që shtrimi është bërë që ditën e martë dhe e thekson se nuk ka të bëjë me virusin Covid-19.

“Ai është duke u përmirësuar, në humor dhe tepër mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit që po i japin kujdes të shkëlqyer”, tha Ureña, zëdhënësja e tij në Tëitter.

CNN raporton se Clinton ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv, kryesisht për t’i dhënë atij privatësi dhe jo sepse kishte nevojë për oksigjen apo terapi intensive.

Gjendja e tij lidhet me disa probleme të hershme të zemrës, njofton CNN.

“Antibiotikët kanë përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tij dhe presim të kthehet në shtëpi”, shkruan një tjetër zëdhënes. /tiranapost

Exit mobile version