Ballina Jeta Shëndetësi Bima që shëron shumë sëmundje

Bima që shëron shumë sëmundje

Makthi (lat. “Helichrysum italicum”, nga familja “Asteraceae”), mund të përgatitet si çaj, që qetëson vrerin, ndikon në sekretimin e lëngjeve në lukth, si dhe përmirëson punën e mëlçisë.

Prej saj përgatitet dhe vaj eterik dhe përdoret në aromaterapi te problemet me lëkurën e infektuar.

Vaji i bimës konsiderohet si mjaft efektiv për rigjenerimin e lëkurës.

Vaji i makthit parandalon gjakderdhjen nga lëkura, largon shenjat, si dhe ndikon si preventivë te infeksionet e lëkurës, pastaj përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet reumatike kur t’i keni bërë masazh lëkurës. Vajin nga kjo bimë nuk guxojnë ta përdorin shtatzënat, e as personat që vuajnë nga epilepsia dhe as të sëmurët kronikë.

Exit mobile version