Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Britania do ta ndalojë qëndrimin e atyre që tentojnë të rrinë ilegalisht

Britania do ta ndalojë qëndrimin e atyre që tentojnë të rrinë ilegalisht

Kushdo që arrin ilegalisht në Britani, do të pengohet të qëndrojë, ka thënë kryeministri Rishi Sunak në një intervistë të publikuar të dielën, përpara legjislacionit të ri që pritet të vendoset javën e ardhshme, raportoi Reuters.

Nën presionin e ligjvënësve të tij për të gjetur një zgjidhje për fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Britani përmes kanalit nga Evropa, Sunaku e ka bërë ndalimin e varkave të vogla një nga pesë prioritetet e tij kryesore.

“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha Sunak për gazetën “Mail on Sunday”.

Sipas praktikës aktuale, azilkërkuesit që arrijnë në Britani janë shpesh në gjendje të qëndrojnë në vend për të dëgjuar çështjen e tyre. Një ligj i ri për të trajtuar këtë çështje do të dalë të martën, raportoi gazeta, pasi më shumë se 45,000 njerëz bënë kalimin e rrezikshëm vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar janë nën mesataren e Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar, ish-kryeministri Boris Johnson ra dakord për një marrëveshje për të dërguar dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej të cilëve kishin bërë udhëtimin nga Afganistani, Siria ose vende të tjera që vuajnë nga lufta, më shumë se 4,000 milje larg për në Ruanda.

“The Mail on Sunday” raportoi se sipas ligjit të ri kërkesat për azil nga ata që mbërrijnë me varka të vogla do të konsideroheshin të papranueshme. /koha

Exit mobile version