Ballina Sport Buffon e mbyll me fitore karrierën tek Juventusi

Buffon e mbyll me fitore karrierën tek Juventusi

Juventusi e ka mbyllur në mënyrën e duhur kampionatin e Seria A, duke mposhtur në javën e fundit Veronën, me shifrat e ngushta 2-1.

E gjithë historia e takimit u vendos në fraksionin e dytë të lojës, me Rugani e Pjaniç që kaluan në avantazh të dyfishtë bardhezijtë, përpara se Cerci të ngushtonte shifrat në 2-1. Pesë minuta nga fundi i lojës Juventus kishte shancin të thellonte shifrat në 3-1, por Stefan Lichtsteiner u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë një takim që shërbeu vetëm për statistikë për dy skuadra, me Juventusin që e kishte siguruar javën e kaluar titullin kampion, ndërsa Verona do e nis sezonin e ardhshëm andej nga erdhi vitin e kaluar, nga Seria B./oranews

Exit mobile version