Ballina Kuzhinë Byrek me kungull dhe djathë dhie

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek)
  • 400 g kungull, i prerë në kubikë
  • 120 g djathë dhie
  • 2 vezë
  • 100 ml pana kuzhine
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak arrëmyshk
  • Kripë & piper

Përgatitja:

Piq kungullin në 180°C për 20 minuta me pak vaj ulliri, derisa të zbutet. Trazojeni me pirun dhe përzieje me vezët, panën, erëzat dhe gjysmën e djathit.

Shtro brumin në tavë, hidh masën dhe sipër vendos copat e mbetura të djathit.

Piqe 30–35 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Exit mobile version