Byreku është një nga gatime më tipike shqiptare. Nuk ka amvisë që të mos dijë ta përgatisë të pakën një nga versionet e tij të shijshme.
Receta e stome është një prej tyre. Edhe pse ne nuk jemi mësuar që petët e byrekut t’i përgatisim në këtë mënyrë, duhet ta provoni sa i mirë del.
Me butësi perfekte dhe aromë fantastike, ky byrek do t’ju pëlqejë me patjetër.
Përbërësit
- 2 vezë
- 1 gotë e gjysmë uji me qumësht
- Gjysmë gote uji me vaj ulliri
- 1 lugë çaji kripë
- 5-6 gota uji miell
- 3 gota uji me djathë të bardhë të thërrmuar
- Për hapjen e petëve përdorni 100g niseshte
- 1 gotë uji me gjalpë të shkrirë
- 1 gotë uji me qumësht të ftohtë
- 1 gotë e gjysmë ujë
Përgatitja
- Në një tas hidhni qumështin, vezët, kripën dhe vajin dhe rrihini fortë me telin e kuzhinës.
- Tani është koha që të shtoni pak nga pak miellin.
- Miellin hidhni duke përdorur lugë, kështu nuk do të nguteni dhe brumi do të dalë elastik.
- Pasi brumi të jetë lidhur kalojeni në tavolinën e punës dhe filloni ta punoni lehtë me duar.
- Mjafton që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe jo e ngjitshme.
- Ndajeni brumin në tri pjesë, dhe secilën nga pjesët ndajeni në 20 kuleçë të vegjël.
- Merrni niseshtenë dhe nisni me hapjen e kuleçëve.
- Mundohuni që t’i hapni me madhësinë e pëllëmbës suaj.
- Bashkojini që të gjitha petat e vogla dhe hapini në një të vetme.
- Ndërkohë lyeni mirë me gjalpë tavën dhe shtroni aty petën e parë.
- Shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, duke krijuar një shtresë të plotë.
- Vazhdoni kështu edhe për dy petat e dytë, dhe kur ta shtroni lyejeni me gjalpë të shkrirë sipër.
- Hidhni përsëri djathë dhe mbulojeni me petën e fundit.
- Tani priteni byrekun me një thikë në formën e bakllavasë.
- Me një lugë hidhni të gjithë sasinë e gjalpit të shkrirë mbi byrekun e prerë.
- Piqeni byrekun në furrë të parangrohur me 180 gradë, duke e vendosur telin e furrës në shkallën e fundit.
- Kur byreku të ketë marrë një ngjyrë të artë, pra pas 45-50 minutash, nxirreni nga furra dhe hidhni përzierjen me qumësht dhe ujë.
- Futeni përsëri në furrë për ta pjekur edhe për 30-40 minuta të tjera.
- Byreku do të ketë një shije perfekte dhe aromë shumë të mirë.
