Ky vlerësim i kryediplomatit turk erdhi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po realizon një vizitë zyrtare në Ankara.
Pasi theksoi se Greqia po e vazhdon politikën e saj të zmbrapsjes (së emigrantëve të parregullt) duke shkelur hapur të drejtat e njeriut dhe vepruar në kundërshtim me normat ndërkombëtare, Mevlut Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se fajin për këtë çështje e ka edhe BE-ja, sepse Greqia merr mbështetje nga Unioni në lidhje me këtë çështje.
Shefi i diplomacisë turke tha se mbështetja e BE-së për trajtimet çnjerëzore të Greqisë me pretekstin e mbrojtjes së kufijve të saj bie ndesh rrënjësisht me vlerat e mbrojtura nga Bashkimi Evropian.
“Greqia është përgjegjëse për humbjen e 19 jetëve duke i lënë ata njerëz të pafajshëm të vdesin së ftohti (në rrethin Ipsala të Edrenesë)”, u shpreh ministri Çavusoglu mes të tjerash.
