Ballina Jeta Shëndetësi Çfarë duhet të hani në mëngjes për një bark të sheshtë

Çfarë duhet të hani në mëngjes për një bark të sheshtë

Ndonjëherë kur përpiqeni të keni një bark të sheshtë, mund të mendoni se anashkalimi i vakteve mund t’ju ndihmojë. Megjithatë, mëngjesi nuk është i rëndësishëm vetëm për shëndetin e përgjithshëm, por dhe për metabolizmin.

Disa nga ushqimet më të mira që duhet të zgjidhni për mëngjes përfshijnë sasi të larta fibrash dhe proteinash, të cilat janë të rëndësishme për menaxhimin e shëndetshëm të peshës.

Bollguri

Bollguri është një nga ushqimet më të mira që mund të hani për të pasur një bark më të sheshtë. Duke konsumuar tërshërë jmerrni fibra, e cila është e nevojshme jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për tretjen. Kur tretja është normale, barku do të bëhet gjithnjë e më i sheshtë.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave të plota, të cilat do të ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak në mëngjes. Vezët e përziera me disa perime të pasura me fibra janë ideale për barkun e sheshtë që po synoni.

Kosi

Kosi është një ushqim i lehtë që mund ta përgatisni shpejt, është jashtëzakonisht i shijshëm dhe më e rëndësishmja… është i pasur me proteina pa yndyrë. Në fakt, studimet kanë treguar se ata që konsumojnë rregullisht kos priren të peshojnë më pak.

Exit mobile version