Ballina Jeta Shëndetësi Çfarë ndodh në të vërtetë kur lani fytyrën me ujë të ftohtë?

Çfarë ndodh në të vërtetë kur lani fytyrën me ujë të ftohtë?

Kur flasim për kujdesin e lëkurës së fytyrës, është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje baktereve që mund të mbeten nëse nuk e pastrojmë siç duhet. Ka shumë mundësi që ju të mos dini si të kujdeseni siç duhet për lëkurën tuaj apo cilat janë produktet e duhura, qoftë edhe temperatura e duhur e ujit.

Por çfarë ndodh në të vërtetë kur lani fytyrën me ujë të ftohtë?

Idealisht kur bëhet fjalë për larjen e fytyrës është më mirë të përdorni ujë të ftohtë ose pak të vakët dhe ndonjëherë të nxehtë. Kur themi ujë i ftohtë, flasim për një temperaturë nën 21 °C.

Por cilat janë përfitimet e larjes së fytyrës me ujë të ftohtë:

Ndihmon në parandalimin e shfaqjes së akneve.
Rregullon nivelin e yndyrës së lëkurës.
Ndihmon në mbylljen e poreve të lëkurës. Mbyllja e poreve nuk lejon që papastërtitë dhe bakteret të hyjnë në të, veçanërisht e dobishme për të parandaluar puçrrat.
Përmirëson menaxhimin e kushteve të lëkurës si rosacea.
Redukton ënjtjen e fytyrës pasi kufizon qarkullimin e gjakut nën lëkurë.
Rrit hidratimin, pasi ruan lagështinë e fytyrës dhe redukton prodhimin e sebumit.
Ndihmon në luftimin e ënjtjes dhe inflamacionit si dhe parandalon formimin e rrudhave.

Exit mobile version