Ballina Jeta Shëndetësi Çfarë ndodh nëse hani kivi çdo mëngjes?

Çfarë ndodh nëse hani kivi çdo mëngjes?

Sipas disa studimeve, nëse hani çdo mëngjes, mund të përfitoni disa të mira shëndetësore.

Studimet thonë se kivi parandalon formimin e mpiksjes së gjakut dhe niveleve të triglicerideve në gjak deri në 15 për qind, gjë që parandalon akumulimin e pllakave në muret e arterieve dhe ruan zemrën dhe enët e gjakut.

Nëse ju pëlqen të hani kivi, ne kemi një lajm të mirë për ju. Konsumimi i këtij fruti në baza ditore ka disa përfitime shëndetësore.

Kivi konsiderohet si superfrut, plot me antioksidantë, vitaminë C, kalium, folate, polifenole (acidi fenolik) dhe fibra, dhe janë një burim i mirë i vitaminës E.

Kivi gjithashtu ndihmon në përmisimin e tretjes e disa proteinave të zakonshme diete, duke përfshirë ato të vështirat për t’u tretur, sikurse janë proteina kazeinë / natrium kazeinat (proteina qumështi) dhe proteina e muskujve të viçit, dhe përbërësi kryesor i tij është përgjegjës për këtë – aktinidina, një enzimë që zbërthen proteinat në aminoacide.

Kivi ndihmon edhe në lehtësimin e kapsllëkut.

Edhe pse shumë njerëz dinë për përfitimet e kivit si frut, mbizotëron mendimi se fuqitë e tij si një ndihmës natyral i sistemit tretës shpesh neglizhohen.

Përveç kësaj, kivi ka aftësinë për të parandaluar dëmtimin e ADN-së dhe dihet se stresi oksidativ me pasojat e tij në ADN është një faktor rreziku për kancerin e zorrës së trashë.

Exit mobile version