Chelsea ka shënuar fitore bindëse ndaj Crystal Palaces.
Chelsea e ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat 3 me 1 në ‘Stamford.
Bridge’.Blutë kaluan në epërsi me anët të Alvaro Moratas në minutën e 32’, ku me këtë gol përfundoi pjesa e parë, raporton “lajmi.net”.
Crystal Palace e filloi më mirë pjesën e dytë, duke i bërë presion të madh Chelseas, e që arriti ta barazoi rezultatin në 1 me 1 me anë të Townsend (53’).
Por, skuadra londineze arriti të këndellej shpejtë, pasi ishte përsëri Alavaro Morata (65’), që e riktheu epërsinë.Fitoen për Chelsean e vulosi Pedro Rodriguez, që shënoi në minutën e 70’.
Pas javës së 11-të, Chelsea gjendet në pozitën e dytë me 27 pikë, po aq sa ka edhe Liverpoolin në vendin e tretë.