Në ndeshjen e fundit të këtij viti, Chelsea kanë luajtur si mysafirë të Crystal Palace.
Në këtë ndeshje, londinezët arritën që të marrin tri pikë të mëdha, duke fituar minimalisht (0:1) falë një goli të N’Golo Kante.Francezi, golin e vetëm në këtë takim e realizoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 50’ të takimit, shkruan lajmi.net.
Lojtarët e Sarrit patën edhe një mundësi të mirë shënimi, kur me anë të Willian goditën shtyllën.Me këtë fitore, Chelsea ruan pozitën e katërt, dhe shkëputet me pesë pikë nga Arsenal.
Londinezët gjithashtu janë afruar në vetëm një pikë me Manchester City, mirëpo këta të fundit kanë një ndeshje më pakë, të cilën e luajnë sot, kundër Southampton.