Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, kroatin Mateo Kovaçiq, ka njoftuar të martën “Daily Mail”.
Kovaçiqi pritet të largohet nga Chelsea në verë, ndërsa City po përgatit ofertën për transferimin e tij.
Mësohet se City është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për kroatin, i cili pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
28-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2019, ndërsa këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të madhe.
Ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 23 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
