Ballina Lajmet Kosovë Daçiq: Gana është shteti i 16 që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Daçiq: Gana është shteti i 16 që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po pretendon se ka arritur edhe një tjetër sukses për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Sipas pretendimeve të tij, Gana është shteti i 16 që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se Daçiq kishte deklaruar se deri në fund të këtij viti se edhe tri shtete do ta tërheqin njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Exit mobile version