Danimarka është bërë sot vendi i parë në Bashkimin Evropian që shfuqizoi të gjitha masat antiCovid-19, pavarësisht numrit rekord të infeksioneve që ekzistojnë ende në vend, raportoi ”The Guardian”.
Pas një përpjekjeje të parë për të hequr të gjitha masat kufizuese midis shtatorit dhe nëntorit 2021, testi i Kopenhagës provon sërish për të hequr qafe maskat, lejet dhe oraret e reduktuara për restorantet dhe baret e natës.
Mbeten në fuqi vetëm masat kufitare për mbërritjen në vend të njerëzve të pavaksinuar nga vendet jashtë zonës Schengen.
Ndërkohë Danimarka vazhdon të regjistrojë përafërsisht 40 000-50 000 raste të reja në ditë, që përbëjnë gati 1% të popullsisë prej 5,8 milionë banorësh.
Mbi 60% e danezëve ka marrë dozën përforcuese të vaksinës Covid në krahasim me një mesatare e BE-së pak më pak se 45%. /atsh
