Delegacioni i Shteteve të Bashkuara është larguar nga Pakistani pa arritur një marrëveshje me Iranin, pas 21 orësh negociata intensive.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi në një konferencë të shkurtër për media se, pavarësisht diskutimeve të shumta, palët nuk arritën të bien dakord. Ai theksoi se Irani nuk pranoi kushtet e vendosura nga Uashingtoni.
Sipas Vance, SHBA-ja kishte paraqitur një ofertë përfundimtare, por pala iraniane zgjodhi të mos e pranojë atë.
Negociatat u zhvilluan në Islamabad me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe kishin si qëllim arritjen e një marrëveshjeje për uljen e tensioneve dhe çështje të sigurisë, përfshirë programin bërthamor të Iranit.
Dështimi i bisedimeve lë situatën të paqartë dhe rrit pasigurinë për zhvillimet e ardhshme në rajon. /mesazhi
