Ballina Lajmet Kosovë Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.

Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Krasniqi.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa qytetarët janë të inkurajuar të bashkëpunojnë me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version