Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.
Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Krasniqi.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa qytetarët janë të inkurajuar të bashkëpunojnë me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes.







