Ballina Sport Derbi luhet në ‘Wembley’

Derbi luhet në ‘Wembley’

“Wembley” do të mirëpresë derbin e xhiros së pestë të ligës angleze mes Tottehamit dhe Liverpoolit. Ekipi i Jurgen Kloppit ka pasur bilanc të qindpërqindtë deri më tani nga katër ndeshjet e para dhe dëshiron ta vazhdojë këtë ecuri. Ndërkohë, Tottenhami kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes së xhiros së kaluar nga Watfordi, shkruan Gazeta Zeri.

Tottenhami dhe Liverpooli do të përballen mes vete të shtunën në kryendeshjen e xhiros së pestë të kampionatit anglez. Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota nga katër xhirot e para, duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme, por sfida kundër Tottenhamit do të jetë testi i parë i vërtetë i tyre në këtë edicion. Ekipi i Jurgen Kloppit ka triumfuar ndaj West Hamit, Crystal Palacet, Brightonit dhe Leicesterit, por ndeshja në “Wembley” do të jetë derbi i parë për ta në këtë edicion. Tottenhami, në anën tjetër, i hyn këtij takimi pas humbjes në xhiron e kaluar nga Watfordi. Londinezët do të kërkojnë t’i rikthehen fitores në ndeshjen ndaj “të kuqve”.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kërkon që ekipi i tij të mbajë vazhdimësinë. “Ne ende nuk e dimë se sa të mirë mund të jemi, ne duhet të kemi më shumë vazhdueshmëri. Ne duhet të jemi në 100-përqindëshin tonë në çdo kompeticion që luajmë, qoftë në Ligë të Kampionëve, në Premierligë, Carabao Cup e  FA Cup. Ne duhet të jemi 100% të përqendruar. Për këtë gjë neve na nevojiten të gjithë lojtarët dhe shpresojmë që ata të jenë në formë në mënyrë që të bëjmë pak ndryshime në këto disa momente. Mund të shkojë mirë, por se sa mirë ne nuk e dimë”, ka deklaruar Klopp, i cili e lavdëroi skuadrën e Tottenhamit. “Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe ata janë të mësuar me situata të ndryshme. Ata do të jenë një ekip i fortë”, u shpreh ai.

Exit mobile version