Ballina Artikuj Detyra jonë është të punojmë dhe jo rezultatet

Detyra jonë është të punojmë dhe jo rezultatet

Dr. Xhasim Sultan

Ky është një rregull me dy anë të medaljes. Para Allahut, i Cili e di se deri ku shkon mundësia e njeriut… njeriu nuk ngarkohet me më shumë se sa ç’ka mundësi, dhe për këtë arsye rregulli është i saktë në peshoren e botës së padukshme, atë të gajbit. Por çfarë ndodh në botën e dukshme?

Në botën e dukshme çështja ndryshon, sepse detyra shoqërohet me përgjegjësi, përndryshe të drejtat do të humbnin. Mjeku, inxhinieri, punëtori, politikani, komandanti ushtarak dhe të tjerë, me punën e tyre lidhen jetë, pasuri dhe interesa njerëzore…

Këtu lindin gjykimet, rishikimet, komisionet e hetimit dhe nxirren vendimet për ata që kanë mangësi a neglizhencë… sepse, sa i përket të drejtave të njerëzve, parimi bazë është llogaridhënia e rreptë.

Prej këtej dalin rregullat e qeverisjes së mirë; bëhet llogaridhënia e drejtë; balancohet tabloja; dhe, sipas kësaj, rishikohen vendimet, sistemet dhe procedurat, dhe ndaj atyre që kanë shpërfillje merren dënimet dhe gjykimet përkatëse.

Përfundimi: kur të dëgjosh këtë rregull të thuhet përpara teje, ki parasysh ndryshimin mes botës së padukshme dhe asaj të dukshme, sepse pasojat e secilës janë të ndryshme, që të mos humbasin të drejtat.

Autor: Xhasim Sultan

Përktheu: Elton Harxhi

Exit mobile version