1. Çdo njeri që nuk pajtohet me mendimin tënd, shpalle armik, bidatçi, hipokrit ose tradhtar. Nëse nuk mjafton, shtoji edhe etiketën “mercenar” (kjo tingëllon edhe më e rëndë).
2. Ktheji mendimet e tua të dyshimta në “të vërteta absolute”. Nëse nuk bindin vetë, gërmo nëpër libra për të gjetur ndonjë pretendim “ixhma’i” (konsensus), ndërkohë që reciton me buzë fjalën e imam Shafiut: “Mendimi im është i drejtë, por mund të jetë i gabuar; dhe mendimi i kundërshtarit është i gabuar, por mund të jetë i drejtë”
Në praktikë, bëj të kundërtën: shpalle veten 100% të pagabueshëm dhe tjetrin 100% të humbur.
3. Çdo kritikë konsideroje si shenjë hipokrizie dhe tradhtie, sepse kritika “zbulohet” vetëm nga armiqtë. Prandaj, mbylli veshët, mos dëgjo, mos prano asgjë; kritikën barazoje me armiqësi dhe kritikuesin me zullumqar, sepse “të drejtët e vërtetë” nuk kanë kurrë gabime për të zbuluar.
4. Mos prano kurrë që ke gabuar! Nëse ndodh ndonjë gabim, mos e quaj “gabim”, por ktheje në “të drejtë”. Pranimi i gabimit do të dobësonte radhët e të “mirëve” dhe do të dukej sikur po bashkoheshe me “të këqijtë”.
5. Refuzo çdo risi dhe çdo përpjekje për zhvillim, sepse kjo nënkupton pranimin e mungesave. Lejo vetëm zhvillime sipërfaqësore: faqet e internetit, kondicionerët, ndryshime të brendshme në role, etj.
6. Thuaj se nuk je i pagabueshëm, por metoda jote është e pagabueshme, sepse buron nga shpallja hyjnore dhe nga “selefët e drejtë”. Ti je trashëgimtari i tyre i vetmi “legjitim”, dhe dije se Selefi kurrë nuk kanë pasur mendime të ndryshe ata gjithmonë kanë qenë koncenzual.
7. Ki kujdes nga ata që flasin me, maturi dhe ekuilibër në fe; ata vetëm relativizojnë të vërtetën dhe zbusin fenë për t’u pajtuar me armiqtë. Ndaj, është e lejuar, madje e urdhëruar, që të jemi sa më te vrazhde sa më banal dhe të eger sespe keshtu duhet të mbrohet e vërteta!
8. Trego gjithmonë besnikëri të plotë ndaj dijetarëve që ruajnë dhe mbrojnë pikëpamjet e tua. Mos thuaj kurrë se po mbron mendimin e tyre; sipas logjikës tënde, ata nuk mbajnë thjesht një mendim, por bartin “gjykimin e Zotit” dhe “fenë e Tij”. Çdo kritikë ndaj tyre është sulm ndaj vetë të vërtetës hyjnore.
9. Kushdo që nuk është si ti është ose injorant, ose injorues. Vetëm grupi yt është “në udhëzim”, dhe vetëm mendimi yt është “i sakti”.
10. Nëse dikush guxon të kritikojë qoftë edhe një nga këto qëndrime, mos e vono asnjë çast: shpalle armik! Mos ia kurse as sharjet, as akuzat fetare: quaje bidatçi, fasik, madje hipokrit. Kush kritikon metodën tënde të “pagabueshme” nuk është veçse vegël e armiqve dhe armik i vërtetë i fesë.
(kritikë ironike sipas Hatem el-Avni)
Hoxhë Halil Avdulli
