Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetë të vdekur gjatë protestave në Iran

Dhjetë të vdekur gjatë protestave në Iran

Është rritur në dhjetë numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave antiqeveritare në Iran, ndërkohë që të paktën 377 të tjerë janë arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia iraniane e lajmeve ILNA citoi deputetin nga qyteti Ize në provincën Huzitan, Hidajetullah Hadimi, të ketë thënë në një fjalim në Kuvend se “dy persona kanë humbur jetën në protestat e organizuara mbrëmë në qytetin Ize”.

Ndërkaq, sipas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë në qytete të ndryshme të Iranit, dhjetë persona kanë humbur jetën në tërë vendin që nga dita e enjte, kur filluan protestat, e deri më tani.

Siç njoftohet, 377 perosna janë arrestuar gjatë protestave, prej të cilëve 200 në Teheran, 100 në Erak, 60 në Isfahan, dhjetë në Provincën e Azerbajxhanit Perëndimor dhe shtatë në Rebatkerim.

Ndryshe, protestat në Iran filluan të enjten, pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed pa thirrje të asnjë partie politike për të protestuar kundër kushteve ekonomike në vend.

Protestat u shndërruan në protesta antiqeveritare dhe u përhapën në shumë qytete.

Exit mobile version