Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë, i bëjnë thirrje Trumpit për marrëveshje...

Dhjetëra mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë, i bëjnë thirrje Trumpit për marrëveshje mbi Gazën

Turma të mëdha janë mbledhur dhe kanë marshuar në Izrael në një tjetër protestë javore kundër qeverisë së Benjamin Netanyahut, duke kërkuar lirimin e të gjithë 50 pengjeve që mbahen në Gaza.

Në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, ish-pengje dhe familjarë të atyre që ende mbahen nga Hamasi iu drejtuan rreth 60 mijë protestuesve, duke bërë thirrje drejtpërdrejt edhe presidentit amerikan Donald Trump.

“President Trump, faleminderit që më solle në shtëpi, por ju lutem, ndihmoni të bëhet një marrëveshje që sjell në shtëpi të gjithë tani,” tha ish-pengu Eliya Cohen.

Protestuesit para selisë së ushtrisë izraelite në Tel Aviv u kërkuan ushtarëve të refuzojnë planin për të marrë qytetin e Gazës, nga frika se kjo do të shkaktojë vrasjen e më shumë pengjeve që ndodhen në veri të Gazës dhe në zona të tjera të goditura nga uria.

Policia me kuaj u përplas me protestuesit pasi turmat bllokuan trafikun në një autostradë kryesore, ndërsa mediat izraelite raportuan për të paktën tre të arrestuar.

Organizata që përfaqëson familjet e pengjeve publikoi pamjet e ngjarjes në rrjetet sociale. /mesazhi

Exit mobile version