Kolonë izraelitë organizuan të dielën në mbrëmje një marshim provokues në rrugën rrethore në lindje të qytetit të Hebronit, duke shkaktuar mbylljen e disa lagjeve dhe duke penguar qytetarët të lëvizin lirshëm.
Sipas burimeve lokale, dhjetëra kolonë ekstremistë u nisën nga vendbanimi ilegal “Kiryat Arba” dhe marshuan drejt zonave Al-Ras dhe lagjes Al-Jaabari, ku rrugët u mbyllën për banorët me justifikimin e festimeve hebraike.
Marshimi u shoqërua me masa të shtuara sigurie nga forcat izraelite, të cilat forcuan rrethimin në disa lagje të Qytetit të Vjetër dhe përreth Xhamisë së Shenjtë Ibrahimi, duke penguar lëvizjen normale të qytetarëve dhe duke rritur tensionet në zonë. /mesazhi
