Një i ri palestinez ka humbur jetën të dielën në mbrëmje pasi u qëllua me armë zjarri nga forcat izraelite në veri të qytetit të Hebronit.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se i riu, Muhammad Wael al-Sharuf (23 vjeç), u vra nga plumbat e ushtrisë izraelite pranë hyrjes veriore të Hebronit, ndërsa trupi i tij u mbajt nga autoritetet izraelite.
Sipas burimeve të sigurisë, forcat izraelite qëlluan al-Sharufin në kokë dhe e lanë të gjakosur në vendngjarje, duke penguar ekipet e ambulancës që t’i vinin në ndihmë. Po ashtu, u mbyllën të gjitha hyrjet kryesore drejt qytetit të Hebronit.
Forcat izraelite bastisën edhe shtëpinë e të riut në fshatin Nuba, në perëndim të Hebronit. /mesazhi
