Nji grua e urtë që po udhëtonte maleve gjeti nji gur të çmuar në nji përrua. Nji ditë mbas ajo takoi nji tjetër udhëtar i cili qe i uritur, dhe gruaja e urtë hapi çantën e vet për me i dhanë diçka me hanger.
Udhëtari i uritur pikasi gurin e çmuar dhe i kërkoi gruas që t’ia jepte. Ajo ia dha pa ngurru aspak. Udhëtari iku duke iu gëzu fatit të mbrothtë që i ra për hise. Ai e dinte fort mirë se ai xhevahir ishte i mjaftueshëm për me i siguru krejt jetën.
Por, do ditë ma vonë ai u shfaq prapë për me ia kthye diamantin gruas së urtë, duke iu drejtu me këto fjalë:
– Isha t’u mendu se sa vlerë të madhe ka ky gur, por po ta kthej duke shpresu se ke me m’dhanë diçka edhe ma me vlerë. Të lutem, ma jep atë që ndodhet brenda teje, që ta bani të mundur ty me m’dhanë diamantin.
Anonim, përktheu: Edison Çeraj
