Kolosi i dijeve islame- Imam Dhehebiu, duke përshkruar Ibn Hazmin- dijetarin e shquar nga Kordova, e që i përkiste shkollës dhahirite-literaliste, pra që tekstet e Kuranit dhe hadithit i lexonte vetëm në anën bukfale të tyre thotë:” ..Ai (Ibn Hazmi) shkroi shumë libra, debatoi e polemizoi, dhe i përdori si gjuhën ashtu edhe penën e tij me ashpërsi, pa treguar respekt në komunikim me imamët (e mëhershëm), përkundrazi, përdorte shprehje të ashpra, sharje e fyerje. Prandaj shpërblimi i tij erdhi i ngjashëm me sjelljen që kishte vet ai: kështuqë një pjesë e imamëve u larguan prej shkrimeve të tij (Ibn Hazmit) dhe i braktisën, madje në një kohë ato edhe iu dogjën… Në përmbledhje, përsosmëria është e rrallë, dhe nga secili merret e lihet, përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ.”.
(Shih: Imam Edh Dhehebij- Sijer Ealam En Nubela -18/184).
Ky është fati i cilitdo ”dijetar” që sot lëshon gjuhën, ofendon ose fyen dijetarët e tjerë. Ndaluni dhe analizoni figurat eminente të botës islame që nuk lanë askë pa nënvlerësuar, e ofenduar nga dijetarët tjerë bashkëkohës apo më të hershëm, po të njejtit morrën shpërblimin nga lloji i veprës së tyre….As ata nuk u kursyen, sepse ashtu e merituan. Allahu tha:” جَزَاءً وِفَاقًا” “Shpërblim i plotpërputhshëm (i njëjtë me veprën).” (En-Nebe, 26).
Prof. Driton Arifi
