Ballina Auto Dikush me të vërtetë mendoi se ia vlente të blihej ky Shelby...

Dikush me të vërtetë mendoi se ia vlente të blihej ky Shelby GT500

Një Ford Mustang Shelby GT500 i gjeneratës së mëparshme është shkatërruar plotësisht pas një aksidenti të rëndë që e ka ndarë makinën më dysh.

Automjeti, dikur një “bishë” me 760 kuaj fuqi, tani është vetëm një grumbull metali i shtypur që mezi njihet.

Por pavarësisht gjendjes së tij, kompania e sigurimeve IAAI në Nashville e ka nxjerrë në shitje dhe, për çudi, ka gjetur një blerës.

Fotot e mjetit tregojnë atë goxha të shkatërruar dhe një pjesë të vendosur mbi sediljen e pasagjerit.

Dhe ekspertët dyshojnë se vetëm disa pjesë si motori 5.2-litërsh V8 dhe kaliprat e frenave mund të shpëtohen.

Ndërkohë, pjesa tjetër e Mustang-ut, që dikur mburrej me fuqinë dhe zhurmën e tij, tashmë është e destinuar për “mbeturina”.

Exit mobile version