Një Ford Mustang Shelby GT500 i gjeneratës së mëparshme është shkatërruar plotësisht pas një aksidenti të rëndë që e ka ndarë makinën më dysh.
Automjeti, dikur një “bishë” me 760 kuaj fuqi, tani është vetëm një grumbull metali i shtypur që mezi njihet.
Por pavarësisht gjendjes së tij, kompania e sigurimeve IAAI në Nashville e ka nxjerrë në shitje dhe, për çudi, ka gjetur një blerës.
Fotot e mjetit tregojnë atë goxha të shkatërruar dhe një pjesë të vendosur mbi sediljen e pasagjerit.
Dhe ekspertët dyshojnë se vetëm disa pjesë si motori 5.2-litërsh V8 dhe kaliprat e frenave mund të shpëtohen.
Ndërkohë, pjesa tjetër e Mustang-ut, që dikur mburrej me fuqinë dhe zhurmën e tij, tashmë është e destinuar për “mbeturina”.







