Ballina Jeta Shëndetësi Disa ushqime që ju ndihmojnë për problemet shëndetësore

Disa ushqime që ju ndihmojnë për problemet shëndetësore

Harrojini barnat. Më poshtë gjeni disa ushqime që ju ndihmojnë t’i luftoni disa nga dhimbjet dhe problemet shëndetësore më të shpeshta.

Dhimbje e muskujve- Qershitë, një grusht me këtë frut ose dy gota me lëng qershie në ditë, do të ndihmojnë që të zvogëloni dhimbjen e muskujve. Qershitë përmbajnë enzimë antiinflamatore si iboprofenot, por pa asnjë efekt anësor dhe efekt të kundërt në stomak dhe veshka.

Probleme me kujtesën- Farat e lulediellit, konsumoni një çerek filxhani në ditë. Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, që mbron neuronet në tru nga stresi i akumuluar, kështu që do të keni kujtesë më të mirë.

Mungesë përqendrimi- Vezët, konsumoni një vezë në ditë. Vezët përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë trurin të transmetojë urdhrat në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e membranave qelizore.

Lëkurë me rrudha- Portokalli, konsumoni një portokall ose dy gota me lëng portokalli në ditë. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjenin, një proteinë që e mban lëkurën të re.

Depresioni- Orizi ngjyrë kaf, konsumoni një filxhan të orizit të gatuar kaf në ditë. Karbohidratet ndihmojnë që të prodhojnë serotoninin që ndihmon me depresionin. Pagjumësia- Mishi i pulës – Konsumoni së paku 100 gramë në ditë. Mishi i pulës përmban një aminoacid që ndihmon trupin për të prodhuar hormonin melatonin që ndihmon për të fjetur më mirë.

Sytë e enjtur- Çaji i gjelbër, së paku një filxhan çaji të gjelbër në ditë. Ky çaj do të bëjë që rrathët e zinj rreth syve të zvogëlohen. Po ashtu, çaji i gjelbër ndihmon që ënjtja në trup të reduktohet.

Mungesë energjie- Bananet, konsumoni një banane në ditë. Banania është e pasur me potasium dhe magnezium që janë elementet kyçe për të prodhuar dhe ruajtur energjinë. /KP

Exit mobile version