Ballina Jeta Shëndetësi Disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

Disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

Studimet tregojnë se një prej arsyeve të shqetësimeve të stomakut vijnë nga stresi apo ankthi.

Siç thotë edhe populli “mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë”, ndaj ja ku ke një listë me disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tënd mendor dhe fizik.

Kosi

Një burim shumë i shëndetshëm i probiotikëve, të cilat ndikojnë edhe në përmirësimin e sistemit imunitar.

Bajamet

Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikojnë në largimin e stresit.

Bananja

Ul kolesterolin, redukton fryrjen dhe të ngre humorin.

Salmoni

I pasur me Omega-3 dhe vitaminë D, salmoni ëshë një luftues natyral i depresionit.

Avokadoja

Vitamina K ndikon pozitivisht në memorien tënde. Gjithashtu, ngjyra e avokados qetëson mendjen.

Spinaqi

Acidi folik lufton drepresionin, pagjumësinë, madje është edhe një faktor reduktues i demencës tek të rriturit.

Çokollata e zezë

Ndikon në reduktimin e stresit, si dhe është një ndër faktorët që nxit lumturinë.

Exit mobile version