Ballina Sport Distria Krasniqi siguron medaljen olimpike, kalon në finale të “Tokio 2020”

Distria Krasniqi siguron medaljen olimpike, kalon në finale të “Tokio 2020”

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.

Në finale, Distria do të takohet me japonezen Funa Tonaki.

Exit mobile version