Ballina Sport Futboll Djali i presidentit serb i shoqëruar me dy kriminelë në ndeshjen e...

Djali i presidentit serb i shoqëruar me dy kriminelë në ndeshjen e Botërorit Serbi-Kosta Rikë (Foto)

Danilo Vuçiq, i biri i presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte të dielën në tribunat e stadiumit në Rusi për të përcjellur ndeshjen e Kampionatit Botëror në futboll ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë.
Mirëpo, ajo se çka bije në sy në këtë rast është se dy nga personat me të cilët ishte i shoqëruar Vuçiq, janë të dënuar për vepra të ndryshme kriminale, përcjell lajmi.net.

Milan Krashiq, pjesëtar i nëngrupit “Alcatraz” , është dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e tifozit të ekipit të Partizanit të Beogradit, Ivan Peroviq më 2011. Gjithsesi, verdikti i gjykatës ishte anuluar ndërsa në pritje është fillimi i një gjykimi të ri, ndërkaq që Krasiq endet pa problem nëpër shtete të Evropës.

Aleksander Vidojeviq, i njohur si Aca Rosavi, i cili po ashtu ishte shoqërues i djalit të presidentit serb në këtë ndeshje, është nje person me të kaluar kriminale dhe pjesëtar i grupit famëkeq të Aleksander Stankoviqit.

Ndërkohë, autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë çështje.

Go back

Your message has been sent

Warning
Warning
Warning
Warning

Warning.

 

Exit mobile version